Me rastin e festës së Vitit të Ri, Institucionet Komunale të Vitisë dhe Shoqata “Vitia” nga Gjeneva e Zvicrës, kanë bërë sot shpërndarjen e dhuratave dhe ndihmave për komunitetet pakicë në fshatrat Letnicë, Binqë dhe Viti. Kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe Xhavit Islami, kryetar i Shoqatës “ Vitia” nga Gjeneva e Zvicrës kanë vizituar sot fshatin Letinicë të Vitisë ku edhe kanë bërë shpërndarjen e këtyre dhuratave dhe ndihmave për komunitetet pakicë. Kryetari Haliti është mirëpritur nga banorët e komunitetit serb dhe kroat të Letinicës. Ndërsa disa nga ta thanë se ky aksion tregon se Institucionet Komunale të Vitisë, trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e saj pa dallime. Kurse aktivitetet humanitare të shoqatës “ Vitia” nga Gjeneva e Zvicrës në bashkëpunim me Komunën e Vitisë do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme ku pritet të ndihmohen edhe shumë familje të tjera, kryesisht skamnorë të kësaj komune. Humanizmi Nuk njeh kufij. Shoqata ,,VITIA” më seli në Gjenevë të Zvicrës në bashkëpunim me komunën , kryetarin Sokol Haliti dhe në bashkëpunim me koordinatorin e fshatrave të komunës dhe këshillat e fshatrave përgatiten mbi 400 pako për njerëzit me nevojë në gjitha fshatrat dhe qytezën e komunës së Vitisë. Falënderojmë veçanërisht Qendrën tregtare EMI qe përgatiti pakot dhe dhuroi 60 pako. Urime ndërrimin e motmoteve dhe shpresojmë që kemi gezuar këto familje.