Me moton “ Ta pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin” Komuna e Vitisë sot në qendër të qytetit në Viti, ka filluar me aksionin e madh njëmujor për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit në territorin e kësaj komune. Ky aksion organizohet përmes Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe atë me nismën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndera mbështetet edhe nga institucionet dhe mekanizmat e ndryshme si Policia e Kosovës, KFOR-i, bashkësitë fetare, organizatat jo qeveritare, shkollat fillore dhe të mesme etj.
Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ndër tjerash tha se ky aksion një mujor do të shtrihet në të gjitha lokalitet e komunës së Vitisë. Ai bëri me dije se aktivitetet e pastrimit do të përfundojnë me rastin e shënimit të Ditës së Planetit Tokë. E Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë i falënderoj të gjithë ata që sot ju kanë bashkëngjit këtij aksioni duke potencuar se ky aksion është tradicional.
“ Ky aksion 22 ditor do të përfshi pastrimin e ambientit të gjitha kolektiveve, shkollave, ambulanteve, çerdhes, fshatrave etj. Me rëndësi është që Vitia jonë të jetë e pastër më e bukur”, u shpreh Kryetari Haliti. Sot në Viti ka nisur aksioni njëmujor vullnetarë për pastrimin e ambientit dhe largimin e mbeturinave, i cili do të realizohet në bashkëpunim me qytetarët.
Nën organizimin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, përkatësisht, Sektori i Mjedisit, muaji prill është shpallur muaj i pastrimit , në gjithë territorin e Komunës së Vitisë, me moton ” PASTRO DHE RUAJE”.
I pari i Vitisë, Sokol Haliti, i cili edhe vet kishte dalë sot në terren duke potencuar rëndësinë e këtij aktiviteti tha se kjo do të ketë efektin edhe sa i përket sensibilizimit të opinionit si dhe do të rrisë në përgjithësi përgjegjshmërinë qytetare karshi ambientit.
Drejtori i Urbanizmin në Komunën e Vitisë, Ajet Sallahu, ka ftuar të gjithë qytetarët për mobilizim dhe pjesëmarrje në pastrimin e mbeturinave dhe për mbrojtjen e mjedisit.
Ai tha se ky aksion një mujor do të shtrihet në të gjitha lokalitet e komunës së Vitisë.
Pjesë e këtij aksioni do të jenë edhe Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria e Inspekcionit, Policia e Kosovës , N.P “Eco Higjiena”-njësia në Viti, koordinatorët e të fshatrave, shoqëritë civile, FSK, KFOR-i etj.
Po ashtu, në shumicën e shkollave fillore të Vitisë do të ketë aktivitete pastrimi nga nxënësit e shkollave gjatë këtij muaji.Aziz Zuka