Komuna e Vitisë u ka dhënë mirënjohje tre mërgimtarëve vitias për ndihmën e dhënë qytetarëve gjatë pandemisë
Basri Aliu, drejtor komunal dhe Vjollca Kadolli-Halili, drejtoresh e QKMF-së në Viti, ka ndarë sot nga një mirënjohje për mergimtarët vitias, Xhavit Islamin, Shaip Dedën dhe Sokol Shaqirin të cilët u kanë dalë në ndihmë qytetarëve vitias në kohën e pandemisë shkaktuar nga virusi COVID-19.
Këto mirënjohje u janë dhënë atyre në emër të kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti,me që rast u vlersuan dhe u çmua lartë ndihma e tyre për qytetarët e kësaj komune të cilët në kohë të pandemisë ju ishte vështirësuar gjendja ekonomike dhe sociale.Aziz Zuka