Mehmet (Ali) Iseni u lind, me 21 maj 1953, në fshatin Novosellë, Komuna Bujanocit, prej babat Aliut dhe nënës Arife. Dy klasat e para të shkollës fillore i kreu në fshatin e lindjes, në Novosellë. Me që familja e tij u shpërngul në fshatin Petrit (Petroc) të Kamenicës, ai 6 klasat tjera të shkollës fllore i kreu në shkollën “Nazim Hikmet”në Miresh (Dobërçan). Shkollimi e mesëm e vazhdon në gjimnazin “Zenel Hajdin”, kurse shkollën e Lartë Pedagogjike, Drejtimi Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Gjilan. Si Arsimtarë i klasave të larta, punën e filloi në fshatin Dobrosin-Bujanoc, si Arsimtarë i Gjuhës Shqipe, ku punoi përgjatë viteve 1977/78/79. Në vitet shkollore 1980/81/82, në procesin edukativo-arsimor, punoi në Shkollën Fillore “Skënderbeu” në Zarbicë, për periudhën sa punoi në procesin edukativo-arsimor është marrë aktivisht edhe me aktivitete kulturore të grupeve që i formoi të shkollave që ishte i angazhuar Mësimdhënës. Në vitin 1983, detyrohet të merr rugën e mërgimit në Zvicër që nga mosa e re u dallua me zërin prej këngëtari dhe si instrumentist në çifteli, dhe kështu këndimin e filloi herët, duke e kultivuar melosin popullor e posaqërisht këngën folklorike të përcjellë me çifteli e sharki.
Deri në vitet e 1990-ta, Këngët këtij Rapsodi ndëgjoheshin gjithëandëj në gjithë Radiot lokale e në nivel të Kosovës.
Deri më tani Rapsodi Memet Iseni, ju kushtuar dy këngë dëshmorit të Kombit Sylë Zarbica,dhe një këngë kushtuar Veprimtarit e Humanistit Ilaz SELIMI. Rapsodi ju ka kushtuar këngë figurave dhe personaliteteve të Malësisë së Bujanocit luftës heroike të Qarrit, këngë kushtuar Bujanocit.
Ajo që e dallon këtë Rapsod e Veteran të arsimit Memet Isenin, është se që në vitin 1977, ka kënduar këngën kushtuar dëshmorit të Kombit Sylë Zarbica, me tekst të burgosuri politik e veprimtarit Ilmi Ramadani, nga Novosella e Bujanocit.
Për këngën e kënduar në vitin 1977, kushtuar dëshmorit të Kombit Sylë Zarbica, ka patur edhe pasoja, për të cilën është marrë në biseda informative nga sigurimi i UDB-ës, së asaj kohe dhe ka pësuar shumë, duke e kërcnuar për këngën e kënduar deri me largim nga puna, dhe peripeci tjera, të pa ndaluara.
Jo vetëm sa ishte Arsmitarë, por edhe gjatë gjithë kohës që punoi e veproi në Zvicër, rregullisht është marrë pa ndërprerje edhe me kultivimin e këngës të muzikës popullore e folklorike shqiptare,dhe sot është një Këngëtar i njohur që po vazhdon në Studion e Folklorit Burimor me seli Zvicër, me rapsodin Isuf Rashiti, e të tjerë.
Rapsodi Memet Isenin, bashkë me raspodin Isuf Rashit, kan kënduar për një peridhë të gjatë në Duet, me një reportuar që numëron mbi 300 këngë të kënduara.
Rapsodi Memet Iseni, ishte dhe mbeti këngëtarë shumë i afirmuar e i dëgjuar, që e kultivoi këngën folklorike me motive patriotike, këndoi për heronjët kombëtarë , për historin, trimërit, dashurin e tjerë motive.
Krijimtaria e Rapsodit, ka një repertuar të gjërë të këngëve që përjetësisht i lidhur me fatin dhe dramën e gjithë Kombit,është me plotë vlera artistike,i këndoi vendlindjes dhe shumë këngë që do të mbesin në kujtesën e qytetarëve
Krijimtaria e Rapsodit, ka një repertuar të gjërë të këngëve që numëron mbi 500 këngë të kënduara.
Rapsodi MEMET ISENI, gjatë gjithë aktivitetetve kulturore si veprimtari krijuese, është pjesëmarrës në shumë aktivitete kulturore të kohës, duke u shpërblyer edhe me shpërblime e mirënjohje si Rapsod i dalluar, si për nga testi dhe përkushtimi në të kënduar. Mësuesi dhe Rapsodi që këndoi me pasion e dashuri edhe në kohën e ndaluar, dhe vazhdon të këndon edhe më tej.Është i martuar dhe ka dy djem dhe një vajzë.
*Autor i këtij shkrimi është Refik Hasani, Nxënës i Arsmitarit e Rapsodi MEMET ISENI.
**Publikimi i krijimtarisë së Veteranit të Arsimit dhe Rapsodit, është realizuar nga shenimet dhe të dhënat nga vetë Rapsodi Memet Iseni, ku edhe me miratimin e tij publikohen.