Dega e Nismes Socialdemokrate në Viti, ka mbajtur Kuvendin zgjedhor të Gruas të të këtij subjekti politik.
Kuvend ka zgjedhur për kryetare Vlora Mustafën, me shumicën e votave nga Këshilli Drejtues të parën e gruas së kësaj partie në Viti për një mandate katërvjeqar.
Të pranishëm në këtë kuvend ishin, Valdete Bajrami, Kryetare e Nismës së Gruas, Koordinatori i Nismës në Viti, Kastriot Sylejmani, Selvije Rexhepi nga Nisma në Kllokot dhe anëtare tjera të kryesisë.
Në Kuvendin e Gruas u diskutua për shtrirje dhe fuqizim të frymës socialdemokrate dhe avancim të rolit të gruas në të gjitha proceset e rëndësishme, për çka Vlora Mustafa u zotua se do të punojë në këtë drejtim.
Sylejmani teska foli për rolin e gruas, ka thënë se gruaja është shtylla kryesore e shoqërisë dhe si e tillë dhe e barabartë, konsiderohet në NISMA Socialdemokrate.
“Secili nga ne duhet ta ketë një synim, një mision dhe një qëllim dhe për t’i arritur këto, adresa më e mirë është NISMA.
Hapësirën për veprimtari politike që ofron NISMA nuk mund ta gjeni në një subjekt tjetër. Sfidone vetën, aftësitë profesionale e intelektuale duke u angazhuar në partinë NISMA –s Socialdemokrate. Zëri juaj do të jetë zë i qytetarit, i interesit shtetëror dhe kombëtar”, ka deklaruar Sylejmani.
Valdete Bajrami, në fjalen e saj ka falënderuar të gjitha gratë e Nismës, për angazhimin e madh që kanë dhënë deri më sot në të mirë të politikave të subjektit Nisma. Ajo ka bërë thirrje që në NISMA të bashkohen sa më shumë gra e vajza të reja nga Anamorava.
“Adresa më e mirë politike për gratë e Anamoravës është Nisma”, ka thënë ajo duke shtuar se ndryshimi nuk vjen pa angazhimin e vajzave dhe grave nga ky rajon.
Kuvendi ka zgjedhur edhe kryesinë prej 9 anëtarësh. Ndryshe Vlora Mustafa, ka të kryer masterin në Sociologji.Aziz Zuka