Gjilan

Kryetari Alban Hyseni nderon me mirënjohje profesoreshën Hyrmyze Shkodra

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me klasorët e gjimnazit organizuan një pritje për profesoreshën e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Hyrmyze Shkodra, e cila pas mbi katër dekada punë në arsim, është pensionuar ditë më parë.

Pas kësaj pritje, kryetari Alban Hyseni, ka shkruar:

Pas kontributit në më shumë se katër dekada dhe arsimimit të dhjetëra brezave me radhë, me rastin e pensionimit, në shenjë falënderimi për përkushtimin dhe angazhimin e saj të pakursyer, bashkë me klasorët e gjimnazit organizuam një pritje për profesoreshën tonë, Hyrmyze Shkodra.

Jemi të lumtur që kishim fatin të arsimoheshim nga një profesoreshë me virtyte të larta, profesionalizëm dhe frymë pozitive siç është Prof. Hyrmyze. Secili nga ne e falënderuam për kontributin dhe afërsinë që na ka falur gjatë 3 viteve, duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë afër familjes./kryelajmi.com/.

You Might Also Like