Nt/-”Duhet përgëzuar operatorët kontraktus që po angazhohën në punë në ndërtimin e ktyre objekteveedhe përkundër motit të lig” ka thënë kryetari Haliti gjatë vizitës që ka bërë në këto dy objekte
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe Drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini kanë vizituar punimet që po
zhvillohen në ndërtimin e objektit të ri të shkollës në Pozharan si dhe të ndërtimit të urës afër shkollave të mesme në Viti.
Realizimi i këtyre dy projekteve është mirëpritur nga qytetarët të cilët falënderuan kryetarin Haliti për përkushtimin e tij në të mirën e të gjithë qytetarëve. E kryetari Haliti, tha se të jetë i knaqur aktualisht me intensitetin e punëve që po bëhën /edhe përkundër motit jo të mirë për të punuar/ veqmas në ndërtimin e objektit të shkollës në Pozharan, pasi që operatori është duke u angazhuar me të madhe që ky objekt të përfundoj në afatin e paraparë dhe se është i bindur se kjo shkollë e re do të jetë gati në muajin shtator të vitit të ardhshëm, kur edhe vitin e ri shkollor nxënësit pozharanas do ta nisin në objektin e ri. Aziz Zuka