Viti

Kryetari Haliti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Gostivarit

 

Komuna e Vitisë si lidere e projektit ndërkufitarë dhe komuna e Gostivarit si bashkëpërfituese e këtij projekti, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për implementimin e këtij projekti nga Cross-border cooperation.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim koordinatorin e këtij projekti dhe përfaqësuesit e organizatës IEP, nga komuna e Gostivarit të Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Haliti, ka theksuar se ky projekt i miratuar nga EU Cross-border cooperation, do të sjellë shumë avantazhe për komunën e Vitisë si dhe për komunën partnere të Gostivarit.

Përndryshe, ky projekt do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe social, do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të krijojë vende të reja të punës dhe do të promovojë rritjen e turizmit dhe mbrojtjes së ambientit.Aziz Zuka

You Might Also Like