Gjilan

Kryetari Haziri nderon me mirënjohje humanistin e madh, Ramadan Muji

 

Gjilan, 28 gusht 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nderuar me mirënjohje humanistrin e madh Ramadan Mujin, për kontributin e dhënë në vazhdimësi në fusha të ndryshme e veçanërisht në të gjitha aksionet humanitare të organizuara në Gjilan, si biznesmen i suksesshëm dhe njeri i përkushtuar për mbështetjen e komunitetit.

“Ramadan Muji është afarist i suksesshëm që vepron në Zvicër me biznesin e tij “Muji Autocenter GMBH”, dhe çdo herë ka qenë mbështetës i aksioneve në mbrëmjet humanitare “Pak nga ne, shumë për ata” si dhe për angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale”, ka thënë kryetari Haziri.

You Might Also Like