Sipërmarrësit e rinj dhe gratë e Komunës së Gjilanit edhe sivjet pritet të kenë mbështetje nga niveli lokal përmes fondit për ndërmarrësit e rinj.
Për herë të parë Komuna e Gjilanit, përkatësisht nga qeverisja e Alban Hysenit janë ndarë grante për biznese në vitin 2023, për të vazhduar më pas edhe në vitin 2024 dhe e cila mbështetje do të vazhdoi edhe sivjet.
Nga viti 2022 deri në vitin 2024 janë dhënë 248 mijë euro për bizneset e reja.
Kjo nismë po bëhet me qëllim të zhvillimit të ekonomik.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se bizneset e udhëhequra nga të rinjtë e komunës tonë janë fokus i kësaj qeverisje, sepse vetëm në këtë formë mund të krijojnë mundësi të reja, të mbajnë rininë në Kosovë e të ndikojmë në zhvillim ekonomik.
I pari i komunës, theksoi se e gjetën me zero, mirëpo, brenda mandatit të parë me fondin për ndërmarrësit e rinj kanë financuar star up-et e të rinjve dhe të rejave nga komuna jonë me gjithsej 248 mijë euro të ndara.
“Ne do të vazhdojmë të investojmë te rinia jonë dhe në zgjerimin e bizneseve të grave, përmes këtij fondi dhe nismave tjera që do të na ndihmojmë të kontribuojmë e të zhvillojmë Gjilanin që duam”, tha kryetari Alban Hyseni.