Gjilan, 23 gusht 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim pune ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga.
Kryetari Hyseni e ka falënderuar ministrin Lloga për vizitën, derisa theksoi se ishte një takim përmbajtësor, në të cilin është diskutuar edhe lidhur me bashkëpunimin e Komunës së Gjilanit me disa nga komunat e Maqedonisë së Veriut.
“Ishte një bashkëbisedim përmbajtësor me temat që lidhen edhe me përvojat nga e kaluara e ministrit në pushtetin lokal dhe për sfidat e ndryshimet që pritet në ndodhin në të mirën e shqiptarëve në Meqedoninë e Veriut, sikurse edhe për sfidat që paraqiten në Kosovë. Po bëhen tash e gjashtë muaj që ministri e drejton njërën prej Ministrive më të ndjeshme në Republikën e Maqedonisë dhe unë i urova shumë suksese pozitën e re dhe për punën që po e bën”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ndërkaq, ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen, duke thënë se kanë diskutuar lidhur me sfidat e pushtetit lokal në të dy vendet.
“Kemi sfida që na bëjnë bashkë edhe në sfida rajonale, por edhe ato që i kemi brenda shtreteve tona”, ka thënë, ndër të tjera, ministri Lloga.