Gjilan

Kryetari Hyseni merr mbështetje nga ministrja Hajdari për realizimin e projekteve

Kryetari Hyseni merr mbështetje nga ministrja Hajdari për realizimin e projekteve
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Në takim është biseduar lidhur me bashkëpunimin në mes të nivelit lokal dhe atij qendror.
Po ashtu, është diskutuar edhe identifikimi i mundësive për mbështetjen dhe krijimin e infrastrukturës së përshtatshme fizike, për zhvillimin e ndërmarrjeve fillestare, mikro, të vogla dhe të mesme në Komunën e Gjilanit.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, prezantoi planet komunale dhe arritjet në Komunë, duke mirëpritur njoftimet lidhur me objektivat dhe progresin e arritur nga MINT, në krijimin e parqeve industriale e teknologjike, në komunat e ndryshme në Kosovë.
“Kryetarin Hyseni e përgëzova për planin ambicioz dhe progresin e arritur në Komunën e Gjilanit”, tha Rozeta Hajdari.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, tregoi se janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit të afërt për shfrytëzimin e mundësive të reja, për mbështetjen ndaj të rinjve ndërmarrës dhe bizneseve vendore, nga diaspora dhe të huaja, me kontribut në zhvillim të përgjithshëm socio-ekonomik në Komunën e Gjilanit dhe më gjerë.
Më pas, kryetari Hyseni, bashkë me ministren Hajdari, vizituan fabrikën e ujit Dea dhe atë të printimit Flexograf.

You Might Also Like