Kryetari Hyseni po qëndron në vizitë zyrtare në IOWA të SHBA-ve
Gjiilan, 3 maj 2023 – Në kuadër të bashkëpunimit komunal ndërkombëtar mes Komunave të Kosovës dhe qyteteve të IOWA, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe kryetarë të komunave, kanë realizuar vizitën e parë zyrtare në IOWA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Vizitën në IOWA e filluam duke u pritur në takim nga Sekretari i Shtetit z. Paul Pete, për të vazhduar më vonë me vizita në qytetet e tjera, përfshirë qytetin Sioux me të cilën komuna e Gjilanit ka binjakëzim.
Në Këshillin e Qytetit të Sioux u prita në takim nga Nënkryetari z. Dan Moore dhe anëtarët e tjerë, ku bashkërisht vizituam Muzeun e Qytetit, Qendrën e Arteve, Qendrën e Karrierës e Stacionin Policor, duke e përmbyllur ditën me konferencë për media”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ai ka takuar me këtë rast studentë dhe përfaqësues të shoqërive të ndryshme, ku ka diskutuar si dhe janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit mes qyteteve tona, veçmas në fushën e arsimit, ku janë shqyrtuar edhe mundësitë për shkëmbimin e nxënësve duke ofruar mundësi të ndryshme të rinjve tanë.
“Falënderues dhe mirënjohës për mikpritjen dhe vazhdimin e bashkëpunimit mes qyteteve tona”, është shprehur kreu i Gjilanit.