Gjilan

Kryetari i Degës së LDK-së, Lutfi Haziri vazhdoi ciklin e debateve me strukturat e lagjeve të rezistencës, Dardania I dhe Dardania II

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar me ciklin e takimeve “LDK ju dëgjon” me strukturat në lagjet e rezistencës, Dardania I dhe Dardania II.
Në këto takime bashkëbisedimi ka marrë pjesë edhe kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i cili tha se lagjet e rezistencës për lirinë e shqiptarëve, Dardania I dhe Dardania II, mbeten krenaria jonë.
“Në këto lagje është organizuar rezistenca kombëtare, e dijes dhe e qenies së shqiptarëve. Falënderim kolektiv për banorët e “Dardania 1 dhe Dardania 2” sepse ne edhe jetën ushtarake, politike, kulturore e ekonomike, e kemi organizuar këtu. Faleminderit veprimtarëve të LDK-së, të cilët për 30 vjet kanë dhënë shumë për ditët e sotme”, ka thënë kryetari Haziri.
Z. Haziri se deri në fund të vitit, ne do të jemi në gjithë territorin e komunës së Gjilanit për t’i dëgjuar qytetarët tanë dhe hallet e kërkesat e tyre.
Edhe në këtë takim, është shfaqur interesim i madh i strukturave të Dardania I dhe Dardania II për të marrë pjesë në debat lidhur me zhvillimet politike në Komunë e në qeverisjen qendrore, veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarzmi i LDK-së dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë.
Gjithashtu, në këtë takim u kanë dhënë përgjigje të gjitha interesimeve edhe përfaqësuesit të këtyre nëndegëve, prof. Dr. Fidan Qerimi e Abedin Behluli, sikur edhe shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu.

You Might Also Like