Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni pret në takim shoqatën Down Syndrome Kosova

Sot pritëm në takim shoqatën Down Syndrome Kosova, ku u njoftuam më detajisht për aktivitetet dhe shërbimet që kjo shoqatë ofron për fëmijët me sindromën Down.

Përgjatë diskutimit, u njohëm për së afërmi me sfidat dhe problemet që kjo shoqatë përballet. Ne treguam gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahje, në mënyrë që çdo individ të ndjehet i barabartë, duke avokuar për gjithëpërfshirje të plotë në shoqëri të kësaj kategorie.

You Might Also Like