Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, zhvillon takim me përfaqësuesit e GIZ-it për menaxhimin efikas të mbeturinave

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, zhvillon takim me përfaqësuesit e GIZ-it për menaxhimin efikas të mbeturinave

Gjilan, 10 shkurt 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takim të frytshëm me menaxherin e projektit të Shërbimeve të Qëndrueshme Komunale, Stefan Mager, dhe këshilltarë të tjerë të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), organizatë e cila ka përkrahur vazhdimisht komunën e Gjilanit.

Kryetari Hyseni me këtë rast ka falënderuar përfaqësuesit e GIZ-it për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Gjilanit, ku së fundmi, nga kjo organizatë Gjilani ka përfituar si donacion 3 mijë kontejnerë, të cilët janë shpërndarë në tërë qytetin.

“Diskutim kyç ishte menaxhimi efikas i mbeturinave, rëndësia e parandalimit të gjenerimit të mbetjeve, përgatitja e mbeturinave për ripërdorim dhe riciklim, e deri tek ekonomia e qarkut. Rritja e ndërgjegjësimit për minimizimin e prodhimit dhe riciklimit sa më shumë të jetë e mundur është çelësi i menaxhimit të suksesshëm të mbetjeve që mbron mjedisin dhe siguron zhvillimin e komunës në të ardhmen”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Bashkëpunimi rajonal në menaxhim të mbeturinave është një nga temat që do të diskutohet në takimin e përbashkët mes kryetarëve të komunave të regjionit të Anamoravës, e që është iniciativë e komunës së Gjilanit”, ka shtuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

You Might Also Like