Gjilan

Kryetari i Gjilanit takon ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, ja çfarë biseduan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Skënder Durmishin.
“Me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes komunës tonë dhe qyteteve të Republikës së Shqipërisë”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit shtoi se bashkërisht kanë realizuar aktivitete kulturore, pjesë e të cilave ishte edhe shkrimtari Ismail Kadare.
“Kemi prezentuar projekte konkrete dhe qytete të cilat duam t’i kemi partnere”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit.
Më tej Alban Hyseni, theksoi se janë bashkë me Shqipërinë e Kosovën, Gjilanin dhe qytetet shqiptare për bashkëpunim e vëllazëri.

You Might Also Like