Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim përfaqësues të Bankës Botërore në Kosovë dhe nga Kompania Regjionale e Ujërave “Hidromorava”- Gjilan. Me këtë rast, është folur rreth projektit madhorë nga Banka Botërore, ku Vitia është pretendente e fitimit të këtij fondi për sigurimin e ujit të pijshëm dhe rritjen e kapaciteteve të furnizimit më ujë, në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, bëri me dije se komuna e Vitisë është duke bërë përgatitjet finale për nënshkrimin e këtij projekti jetik për këtë komunë.
Përndryshe, ky projekt kap vlerën mbi 3 milion euro, aq sa është edhe vet buxheti i investimeve kapitale për këtë vit.Aziz Zuka