Futboll

Kryetari i SC Gjilanit: Ja projekti ynë

𝐅𝐣𝐚𝐥𝐚 𝐞 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐭 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐮 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐤𝐮𝐪 & 𝐛𝐚𝐫𝐝𝐡 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞
“Të nderuar,
Anëtar nga komuniteti i futbollit, sportdashës dhe media të nderuara,
Po ju drejtohem si prijësi i një projekti të cilin e kemi nisur së bashku me bashkëpunëtorët e mi nga vendi ynë i lindjes Gjilani dhe mërgata.
Ardhja jonë në klubin e Gjilanit është bërë për shumë arsye, por me një motivacion të vetëm, ta rikthejmë klubin në binaret e duhura dhe të rikthejmë entuziasmin e munguar.
Prezenca jonë këtu është garancion për stabilitet dhe një frymë e re, e cila po vjen në qytetin e “Skifterave”.
Po nisim kështu një rrugëtim të ri, me shpresën që mbështetja juaj nuk do të na mungojë.
Kemi sfida të mëdha para vetës, për të cilat jemi të vetëdishëm, por së bashku mund t’i kalojmë të gjitha.
Falenderojmë gjithë qytetarët e Gjilanit për mikëpritjen, ish-drejtuesit që na dorëzuan mandatin e besimit për të udhëhequr me klubin dhe gjithë ata të cilët i kemi pranë nesh dhe po punojnë pa rreshtur për t’i vënë gjërat në vendin e duhur.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Ju presim që së bashku të kalojmë çdo sfidë.
Përpara Gjilani, përpara “Skiftera”.

You Might Also Like