Mbrëmë në orët e mbrëmjes Kryetari komunës Alban Hyseni dhe përfaqësues nga DBP Bajram Isufi dhe nga sektori pylltarisë Kujtim Shahiqi vizituan pylltarin e plagosur .Mjekët kujdestarë e informuan kryetarin për gjendjen shëndetësore të pylltarit të plagosur në detyrë. Gjendja shëndetësore e pylltarit është stabile dhe jashtë rrezikut jetësorë. Gjat ditëve në vazhdim do të jetë nën mbikëqyrjen intensive .Kryetari komunës Alban Hyseni shprehu keqardhje për situatën e krijuar dhe aksidentin e ndodhur me që rast ofroj çfarëdo ndihme nga ana e komunës dhe angazhimin e QKMF-së për rehabilitim sa më të shpejt .
Drejtori Drejtorisë për Bujqësi dhe pylltari Bajram Isufi informoi kryetarin se personat e përfshirë në këtë rast janë kapur dhe gjenden në paraburgim për 48 orë .