Libri

Kryetari Lutfi Haziri, e ka vlerësuar lart veprën e intelektualit të jashtëzakonshëm, prof. dr. Faik Shkodra në 80 vjetorin e lindjes

Kryetari Lutfi Haziri, e ka vlerësuar lart veprën e intelektualit të jashtëzakonshëm, prof. dr. Faik Shkodra në 80 vjetorin e lindjes
“80 vjetori i lindjes së prof. dr. Faik Shkodrës, si mësimdhënës e profesor universitar, krijues e shkrimtar, shënon edhe 50 vjetorin e krijimtarisë së tij me 8 vepra kolosale, që me biografi ndritë figura të mëdha të njerëzve dhe personaliteteve që shënojnë historinë e Anamoravës në veçanti, por edhe në kontributin e madh në letërsi e arsim në komunën tonë.
Me prezencën time e urova profesor Faikun për angazhimin dhe kontributin e madh, uroj që të ketë shëndet dhe mundësi të vazhdojë me letërsi, që me shkrimet e tij ta pasurojë e ta zbardhë historinë shqipe. Do të vazhdoj të besoj që autoritetet dhe personalitetet si prof. dr. Faik Shkodra, të njihen për kontributin e tyre nga çdo gjeneratë.
Po jetojmë në një kohë kur Gjilani ka nevojë të mbështes më shumë, të respektojë e të nderojë të gjithë këta njerëz që kontibutin e tyre jetësor ia kanë falur komunës e atdheut të tyre.
Faleminderit shumë, prof. Faik Shkodra, ju uroj shëndet dhe me padurim pres ta kem në dorë librin e ri që besoj do ta nxjerrësh prapë në dritë”-, tha kryetari Haziri.

You Might Also Like