Viti

Kryetari Sokol Haliti përkujton gazetarin vitias  Ibrahim Sefedini

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ne Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ka përkujtuar gazetarin e ndjerë vitias, Ibrahim Sefedini, për kontributin e çmuar që ka dhënë gjatë karrierës së tij në informimin e publikut dhe në promovimin e vlerave nga kjo komunë.

Kryetari Haliti, me këtë rast, ka thënë se kur përmenden mediat dhe gazetarët, është e pamundur të mos shkojë mendja te Ibrahim Sefedini. Sipas Halitit, ai do të mbahet mend si njeri me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale dhe si gazetar, që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit dhe në interes të opinionit publik, duke raportuar drejt dhe paanshëm.

 

I pari i komunës tha se me të ndjerin ka pasur raporte të shëndosha bashkëpunimi në funksion të përmirësimit të gjërave dhe çështjeve publike. Sipas tij, Ibrahim Sefedini, ka qenë gjithmonë i gatshëm të vendosë përvojën e tij në shërbim të publikut, duke u angazhuar edhe si person por edhe si profesionist, pothuaj në të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet që janë zhvilluar këtu.

Ibrahim Sefedini ka punuar si korrespodent i disa gazetave dhe portaleve si “Epoka e Re”, “Kosovalive” dhe për vite i “Koha Ditore”. Poashtu ishte dhe një nga drejtuesit e OJQ- së .Aziz Zuka

You Might Also Like