Tregti/Turizëm

Ksamili dhe Kompleksi Gjilani edhe sivjet krahëhapur pret turistët

Vera po afrohet e me të po afrohen edhe pushimet verore. Bregdeti shqiptar edhe sivjet pritet të jetë më i preferuari për pushuesit kosovarë e mikpritësit tashti i kanë bërë të gjitha përgatitjet për të pritur turistët.

Pas lirimit të masave pandemike, fluksi i turistëve nga Kosova që do të vizitojnë Shqipërinë. Shqipëria ka shumë mrekulli bregdetare. Pa dyshim se jugu i Shqipërisë është perla e turizmit shqiptar e Ksamili edhe sivjet pritet që të ketë më së shumti vizitorë.

Në këtë vend turistik, tash e sa vite me plot sukses pret mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare Kompleksi Turistik Gjilani, me pronarë Selver Xhelilin e i cili nuk është vetëm një resort hotelier turistik në bregdetin shqiptar në Ksamil, por i cili njihet me shërbime të përkryera hoteliere, me restauronte me meny të begatë dhe në afërsi të plazheve më të njohura të Ksamilit, të cilat pushuesve u ofrojnë pushimin, qetësinë, plazhet e përkryera, pushime që turistët gjatë do t’i mbajnë në mend.

Selver Xhelili, pronar i Kompleksit Gjilani dhe Resort “La Luna” thekson se edhe sivjet i kanë bërë të gjitha përgatitjet për të pranuar turistët, të cilët tashmë kanë filluar të vijnë. Ai thotë se sivjet do të ketë edhe shumë risi dhe kushdo që viziton këtë pjesë të bregdetit shqiptarë gjatë do t’i mbajë mend këto pushime.

Xhelili thekson se sivjet pos shtimit të kapaciteteve edhe menyja do të jetë shumë më e pasur, ngase janë angazhuar personel me përvojë, andaj siç thekson ai edhe sivjet turistët janë të mirëseardhur.