OPINION

Ku janë qeveritarët e Kosovës kur duhet me i mbrojtë tokat tona dhe kufirin?

Ismajl Kurteshi

Sot në Karaqevë të komunës së Dardanës banorët po ankohen se KFOR-i ka vendosur arbitrarisht vijë kufitare duke i lënë në Serbi pronat e tyre. Banorët e Karaqevës protestojnë që prej vitit 1999, kur KFOR-i e vendosi atë kufi të padrejtë. Është koha që ankesat e tyre të dëgjohen seriozisht dhe të merren masa.

Pikërisht sot, kur u mbushën katër muaj nga demarkacioni i padrejtë me Malin e Zi, dhe kur po ndërtohet muri që po ndan Mitrovicën.

Ku janë qeveritarët e Kosovës kur duhet me i mbrojtë tokat tona dhe kufirin? Ia kanë rritë rrogat vetes, po merren me tendera, po lëshojnë pe në negociata me Serbinë, por kur vjen puna për ta ndihmuar popullin dhe për ta mbrojtur atdheun, qeveritarët fshihen dhe nuk guxojnë as të flasin.

Nëse vazhdojnë kështu, duke e falë territorin e Kosovës në Rugovë, në veri, e tash edhe në lindje, në Karaqevë, vërtet do të na detyrojnë të bashkohemi me popullin në demonstrata.

You Might Also Like