Futboll

Ku u tretën të huajt e Gjilanit?

Në ndeshjen me Drenicën, Gjilani është paraqitur pa futbollistët e huaj, që kishin ardhur si përforcim këtë verë. Jefferson, Mauricio, Perez dhe Caesar nuk janë parë në fushë. Duket se këta lojtarë janë suspenduar nga kryesia e klubit, kurse në lidhje me këtë, kryetrajneri i Gjilanit, Sadat Pajaziti, ka dhënë një sqarim pas ndeshjes.

 “Gjilani si klub është mbi të gjithë, mbi lojtarët, mbi trajnerin dhe mbi secilin individ. Klubi e ka rregulloren të cilën duhet ta respektojnë të gjithë dhe është bordi që vendos mbi lojtarët, unë nuk mund të ftojë futbollistë për të cilët bordi merr një vendim. U kam thënë futbollistëve që nga dita e parë se ata e kanë për detyrë të bëjnë më të mirën e tyre në fushën e lojës, ndërkohë për gjërat tjera merren drejtuesit e klubit, pasi që nuk besoj se ka në Superligën e Kosovës drejtues më korrekt”, deklaroi Pajaziti.

You Might Also Like