Gjilan

Kultura që (s’)e kemi: Është dëmtuar parku i përuruar vetëm tri ditë më parë

Tri ditë më parë, afër Stadiumit me bar sintetik në Gjilan është përuruar një park që i është dedikuar fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara e qytetarëve që e duan natyrën.

Nuk kanë kaluar as tri ditë dhe kanë ndodhur dëmtimet po në parkun e rinovuar, gjë e cila e dëshmon kulturën tonë.

Në një postim të komunës së Gjilanit është thënë se është  shqetësues fakti se është dëmtuar parku i përuruar vetëm 3 ditë më parë.

Përpos hedhjes së mbeturinave, në parkun tek salla e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, menjëherë pas inaugurimit të tij janë dëmtuar investimet në këndin e lojërave për fëmijë dhe fëmijë me aftësi të kufizuara dhe shtigjet e ecjes.

Kjo nuk është hera e parë që ne hasim në ngjarje të tilla. Prandaj, apelojmë tek të gjithë vizitorët që të ndërpritet shkatërrimi i pamëshirshëm i të mirave publike në sipërfaqet e gjelbra të qytetit.

Në ndërkohë ne do të kujdesemi që ky park të vazhdojë të mbetet destinacion i bukur dhe i pastër për qytetarët tanë.

You Might Also Like