OPINION

Kush e çliroi Kosovën?

Shkruan: Avni Rudaku

1. LDK: Ibrahim Rugova dhe SHBA.
2. Krahu i luftës: UÇK-ja me krerët e saj dhe dëshmorët e heronjtë.
3. Vetëvendosje: populli shqiptar.
Asnjëra nuk është e vërtetë, e plotë dhe e saktë.

Kosovën e çliroi:
1. Konteksti global: Amerika unilaterale prej vitit 1989-1999. Shembja e Murit të Berlinit, fitorja e Perëndimit, kapitalizmit, demokracisë ndaj Lindjes, socializmit, komunizmit, diktaturës, autoritarizmit.

2. Diplomacia: Orientimi i palëkundur i Ibrahim Rugovës me ikonat e Papës e Nënë Terezës në zyre. Urtësia dhe imazhi i tij intelektual e paqësor në mediet perëndimore.

3. Guerilja: UÇK-ja si rezistencë e armatosur për të frikësuar Perëndimin dhe BE-në me destabilizim të krejt rajonit.

4. Ngjarjet e veçanta lokale: Sakrifica e Jasharajve rritën mobilizimin për t’iu bashkuar UÇK-së. Masarkra e Reçakut rriti mobilizimin e NATO-s për sulme nga ajri.

5. Represioni jugosllav: Pa poshtërsinë e udhëheqjes nga Milloshi, pa shtypjen brutale të drejtave kolektive të shqiptarëve, nuk do të legjitimohej ndërhyrja ndërkombëtare. Me një lider tjetër, do të merrte vesh dhe do të kishim sigurt më pak pavarësi.

6. NATO: Kosova pa ndihmën e Perëndimit, nuk do të mund të arrinte aspiratat e veta, pasi Serbia dhe Mali i Zi do të na mundnin ushtarakisht. Kur një palë e fortë sado e padrejtë si Serbia lufton kundër një pale të dobët sado e drejtë si Kosova, pa ndërhyrjen e më të fortëve, do të mbesnim si kurdët.

7. Rrethimi me shqiptarë në Ballkan: Pa Shqipërinë vëllazërore, pa shqiptarë në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi, nuk do të mund të ndihmohej as UÇK-ja për stërvitje, armatim etj.

8. Mediet perëndimore: Pa pasqyrim të ngjarjeve nga mediet perëndimore, nuk do të mund të kishte sensibilizim.

9. Bosnja: Pa masakrën e Srebrenicës, vetëm pak vjet më vonë, Perëndimi nuk do të lejonte edhe një masakër të dytë, që do ta humbte legjitimitetin e vet, Perëndimi dhe NATO. Në diskursin perëndimor, vazhdimisht përmendej Srebrenica.

You Might Also Like