Kryesuar nga Naim Pira, kryesues i Kuvendit komunal në Viti, është mbajtur seanca e parë e Kuvendit Komunal të Vitisë, me që rast janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, e ndër të cilat, është dhënë një Informatë rreth punës së kryetarit të komunës për periudhën janar-dhjetor 2019.
Duke folur rreth punës një vjeçare, kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se angazhimi ynë është fokusuar në identifikimin e sfidave, përkatësisht objektivave në qeverisjen e mirë, të përgjegjshme dhe ligjore.
“Kundrejt këtyre objektivave, na është dashur të maten indikatorët e përformancës, duke e nxjerr pasqyrën e saktë të gjendjes, si atë të identifikimit, planifikimit dhe implementimit të projekteve, mandej në shërbime publike, të situatës në arsim, shëndetësi, bujqësi, e të tjera, ku edhe në bazën e këtyre gjetjeve kemi caktuar edhe objektivat tona programore për vitin 2019, për secilën drejtori veç e veç. Si objektiva themelore kanë qenë:
Ngritja e performancës në administratë, duke shtuar përgjegjësinë e llogaridhënies dhe hapësirave të objekteve komunale, përmirësimi i efikasitetit në shërbimet publike, krijimin e parakushteve për zhvillimin e bizneseve për investitorë, ndërtimi i infrastrukturës fizike në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë, ngritja e cilësisë në Arsim, avancimin dhe zgjerimin e sistemit shëndetësor, shërbime efikase dhe të përgjegjshme administrative, komunikim, mbështetje në fushat e bujqësisë, mbështetje në fushën e sportit, rinisë dhe kulturës etj”, ka raportuar kryetari Haliti.
Duke u fokusuar në fjalen e tij,para këshilltarëve komunal në sferën e implementimit të projekteve dhe atyre që janë në faza të tenderimit, gjatë periudhës janar dhjetor 2019, Haliti, përmendi projektet kapitale si revitalizimi i ujësjellësve, asfaltimin e rrugëve rurale, asfaltimin e rrugëve që lidh fshatrat, rregullimi i hapsirave gjelbruese, ndërtimi i trotuareve, rregullimin e fushave sportive, rregullimin e kanalizimeve dhe gropave septike etj.
Këshilltarët e Kuvendit komunal, kanë parashtruar një varg pyetjesh rreth këtij raporti me zërin kritik më të zëshmit ishin këshilltarët nga opozita si Bekim Azizi ,Hidajete pira, Taulant Haxhiu pastaj këshilltarët e pavarur Rasim Terziu dhe Ekrem Abazi të cilët kritikuan qeverisjën locale për punë jot ë mirë ë po bëjnë duke mos u pajtuar me disa pjesë të kësaj informate port ë njejtit kanë marr përgjigjjen nga kryetari Haliti. Si dhe nga drejtorët e e digatereve përkatëse.
Në këtë seancë, u shqyrtuan edhe pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën Janar- Dhjetor 2019, ndërsa u miratuan draft rregullorja për transparencë në komunën e Vitisë, propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit nr. 01-410/03-52, të datës 01.02.2018, të Komitetit për Politikë dhe Financa, propozim vendimi për ndryshimin plotësim të vendimit nr. -410/03-57, të datës 02.02.2018 të Komitetit për Komunitete, si dhe vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë.
Aziz Zuka