Gjilan

Lajm i mirë: Gjilani në 24 orëve të fundit ka vetëm 3 raste të reja dhe 26 të shëruar plotësisht nga Covid-19

Gjilan, 10 shtator 2020 – Komiteti i emergjencave për menaxhimin e pandemisë globale kundër Covid-19 në Gjilan, në takimin e sotëm ndërinstitucional, ka vlerësuar gjendjen në ditën e 181-të dhe në bazë të rezultateve të fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, konfirmon vetëm 3 raste pozitive dhe 26 pacient të shëruar plotësisht nga virusi.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se gjendja është e qetë dhe nën kontrollë të plotë me angazhimin maksimal që janë duke bërë me punën e tyre mjetët në dy nivelet e shëndetësisë, pastaj Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, Policia e Kosovës dhe emergjencat civile në përgjithësi.

“Gjendja ditore e rezultimit të vetëm tri rasteve positive dhe shërimit të plotë të 26 pacientëve është një lajm i mirë, sepse trended e infektimit janë gjithnjë në rënie. Në aspektin e përgjithshëm të përballjes me pandeminë globale, në këto 181 ditë ka gjithsej 925 raste pozitive, prej tyre 773 janë shëruar plotësisht, 112 raste janë aktive dhe nën monitorim të vazhdueshëm sipas protokollit, prej të cilave 27 pacient janë të hospitalizuar. Fatkeqësisht betejën me Covid-19 në Gjilan e kanë humbur 40 qytetarë, për të cilët ndjejmë dhembje dhe kjo ishte sfida më e madhe e të gjithëve në këtë përballje”, tha kryetari Haziri.

Bëhet e ditur se mostra në pritje janë të 29 qytetarë dhe 47 mostra të marra të mësimdhënësve.

Apel i përbashkët dhe i vazhdueshëm për qytetarët, punëtorët në sektorin privat dhe publik, është respektimi i masave mbrojtëse, përdorimi i maskave, dezinfektuesve, mbajtjen e distancës dhe kujdesit ndaj higjienës, si e vetmja mënyrë e fuqishme për të vazhduar ballafaqimin kolektiv kundër virusit Covid-19.​

You Might Also Like