Futboll

Lajme të mira te SC Gjilani, Roganoviq, Bilali dhe Krasniqi gati për t’u rikthyer

Grupi po vazhdon të punoj në fazën përgatitore në Antalia Camp në Turqi dhe pritet të kompletohet pas rikthimit në seanca stërvitore të Marko Roganovic, Sabit Bilali dhe Lazim Krasniqi.

Roganovic kishte pësuar një lëndim traumatik në gju ditë më parë, derisa ka vijuar të punoj me stafin mjekësor të klubit në kërkim të rikthimit me grupin në fushat e blerta.

Bilali kishte lënduar nyjen e këmbës së majtë (Distorsio art. T/C) në fillimin e fazës përgatitore në Gjilan dhe deri më tani ka qenë në rehabilitim e sipër.

Krasniqi ndërkohë kë lënduar nyjen e këmbës së djathtë (Distorsio art. T/C) këtu në kampin stërvitor në Antalia, derisa tashmë ka filluar të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Pas një periudhe rikuperimi dhe trajtimi të kujdesshëm nga stafi mjekësor, të tre lojtarët kanë kaluar disa ditë jashtë fushës. Me kënaqësi njoftojmë se ata tashmë kanë filluar të ushtrojnë me ekipin dhe janë në rrugë të mirë drejt rikthimit të plotë.

You Might Also Like