Sportet luftarake

LDK e Gjilanit uron Betim Maliqin për suksesin e madh në Kampionatin Evropian të Karatesë- Yerevan 2025!

Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega në Gjilan, shpreh urimet më të përzemërta për sportistin tonë të jashtëzakonshëm, Betim Maliqi, për paraqitjen dinjitoze dhe fitoren e medaljes së bronztë në Evropianin e Karatesë, duke e ngritur lart emrin e Kosovës dhe të Gjilanit në skenën ndërkombëtare.
Mirënjohje dhe vlerësim të veçantë për trajnerin Agron Tosuni, i cili me profesionalizëm dhe përkushtim ka qenë udhëheqësi kyç në këtë rrugëtim drejt suksesit.
Këto arritje janë frymëzim për të gjithë të rinjtë tanë dhe dëshmi se me punë të palodhshme dhe përkrahje të duhur, suksesi është i pashmangshëm.

You Might Also Like