Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka mbajtur sot konferencë për medie, ku ka potencuar edhe njëherë se ekzekutivi i Gjilanit po dështon dita e ditës.
E përveç ekzekutivit, në mënyrë krejtësisht të paparë më herët, po tentojnë ta dështojnë edhe Kuvendin Komunal të Gjilanit, vendin ku merren vendimet për qytetarët e komunës sonë.
Kryetari Haziri para medieve tha se kjo tendencë e pushtetit nuk do mund ta minimizojë rolin e LDK-së në Kuvendin Komunal, pasi që jemi partia e parë dhe jemi shumicë.
Përveç kësaj, jemi partia e cila është shpërblyer me çmime për punë e angazhim në kuvendin e Komunës së Gjilanit.
Në anën tjetër, LDK ka treguar vullnet të mirë, duke dhënë hapësirën që rialokimet buxhetore për vitin 2024 të zënë vend në të mirë të qytetarëve. Por, gjithashtu ka kërkuar që të zgjidhet çështja e medieve dhe transparencës së Kuvendit Komunal, sepse kjo që po bëjnë është përtej institucionit, përtej ligjit dhe përtej çdo normaliteti të punës së kuvendit.
LDK do të vazhdojë t’i nxjerrë në publik 101 dështimet e kësaj qeverisje komunale.
Ky mandat i humbur do të jetë shumë i shtrenjtë për gjilanasit, dënimi do të jetë kapital, ka thënë kryetari z. Haziri.