Postim i degës së LDK
U mblodhëm në Karadak, me strukturat e nëndegëve Zhegër, Llashticë, Nasalë, Lladovë, Haxhaj, Demiraj e Shurdhan, për të biseduar me ta e për t’i dëgjuar hallet e tyre. Të zhgënjyer e të lënë anash, pa asnjë projekt konkret për këtë pjesë të Gjilanit. Plane në letër e asgjë konkrete për qytetarët e Karadakut. Neglizhimin qe po ia bëni kësaj ane nuk ua kanë borxh qytetarët.
Mbi 50 projekte kanë mbetur të braktisura dhe kemi filluar çdo javë t’i nxjerrim nxjerrim nga 7 dështime e 7 skandale.
Do të vazhdojmë takimet mobilizuese në çdo lagje e lokalitet, me angazhim edhe mbi partinë, me organizata të shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, grupet e interesit dhe me partnerët, për të mobilizimin frontin opozitar. Rikthimi i madh po ndodh sepse LDK është besë dhe shpresë për Kosovën!