Gjilan

LDK: Nga qendra e investimeve më të mëdha publike, VV e futi Gjilanin në depresion të thellë politik e ekonomik 

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, është e shqetësuar me bllokimin e dhjetëra projekteve kapitale nga qeveria aktuale e VV-së, të cilat janë fituar me mund dhe angazhim të madh në mandatin e udhëhequr nga kryetari z. Lutfi Haziri.

Kanë kaluar tetë muaj nga marrja e mandatit dhe është zhgënjyese për LDK-në dhe për qytetarët që qeveria komunale nuk e ka nisur e vazhduar as edhe një nga këto projekte që kanë qenë të gatshme për implementim, e lëre më që për projekte të reja as që bëhet fjalë.

Mos interesimi për projektet zhvillimore të Gjilanit, në veçanti për Stadiumin e qytetit, hyrje-daljet Gjilan-Bujanoc dhe Gjilan – Prishtinë, Impit…

[1:44 pm, 16/08/2022] Ibrahim Ademi: Nga qendra e investimeve më të mëdha publike, VV e futi Gjilanin në depresion të thellë politik e ekonomik

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, është e shqetësuar me bllokimin e dhjetëra projekteve kapitale nga qeveria aktuale e VV-së, të cilat janë fituar me mund dhe angazhim të madh në mandatin e udhëhequr nga kryetari z. Lutfi Haziri.

Kanë kaluar tetë muaj nga marrja e mandatit dhe është zhgënjyese për LDK-në dhe për qytetarët që qeveria komunale nuk e ka nisur e vazhduar as edhe një nga këto projekte që kanë qenë të gatshme për implementim, e lëre më për projekte të reja as që bëhet fjalë.

Mos interesimi për projektet zhvillimore të Gjilanit, në veçanti për Stadiumin e qytetit, hyrje-daljet Gjilan-Bujanoc dhe Gjilan – Prishtinë, Impitanti për trajtimin e ujërave të zeza, projekti i ujërave të bardha, Fshati i Lumtur, Tregu i Gjelbër dhe të gjitha llojet e tregjeve etj., neve na bënë të shqetësuar për shkak se Gjilani nga qendra e investimeve më të mëdha publike që financohen nga institucionet ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës, ka rrështiqur në një depression të thellë politik e ekonomik.

Në vazhdim po i paraqesim projektet e buxhetuara të Komunës së Gjilanit të cilat kanë stagnuar nga kjo qeveri aktuale dhe nuk kanë filluar fare:

1. Fshati i Lumtur (Qeveria e Kuvajtit)

2. Tregu i Gjelbër dhe të gjitha llojet e tregjeve (Komuna e Gjilanit)

3. Fshati model/infrastruktura në Pogragjë, Cernicë, Zhegër, Dobërcan

4. Shtrati i lumenjve në Përlepnicë, Livoç i Poshtëm, Livoç i Epërm, Zhegër, Lladovë

5. Ujërat e bardha dhe trajtimi i lumit Morava (Banka Botërore dhe komunat)

6. Rruga e Kumanovës, pjesa e dyte (e kontraktuar me buxhet të Ministrisë së Infrastrukturës)

7. Rruga Dobërçan – Pogragjë (Ministria e Infrastrukturës)

8. Ish -rruga Enver Miftari dhe Kadri Osmani (Ministria e Infrastrukturës)

9. Rruga e Prishtines (Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim)

10. Rruga Zhegoc – Sllovi (Ministria e Infrastrukturës)

11. Rruga Haqif Tetova (shtresa e dytë dhe rruga të posta e vogël – Komuna e Gjilanit)

12. Sheshi mbi lumin Mirisha – veri

13. Rruga Adem Jashari (nga xhamia e madhe deri te universiteti Kadri Zeka)

14. Rruget në Kravaricë dhe të MOEA

15. Stadiumi i Qytetit (MKRS)

16. Autostrada e Gjilanit (Qeveria e Kosovës)

17. Impianti për trajtimin e ujërave të zeza (BERZH, BEI & WBIF)

Zyra për Marrëdhënie me Publikun, Dega në Gjilan

You Might Also Like