Gjilan

LDK-së i duhet një rifreskim në struktura

Të dashur qytetarë,
Një falënderim të përzemërt për të gjithë anëtarësinë, strukturat dhe qytetarët e Gjilanit për mbështetje në këto zgjedhje. Çdo votë e marrë është e shenjtë, ndonëse këto rezultate nuk janë të kënaqëshme.
Fitoret dhe humbjet në politikë janë të përbashkëta,asnjëri nga ne nuk mund të amnistohet.
LDK-së i duhet një rifreskim në struktura, në mënyrë që qytetarëve t’ju rikthejmë besimin e plotë. Duhet të kemi një debat të brendshëm, në mënyrë që t’i shtojmë vlerat e mirëfillta të LDK-së.
Lidhja është shumë më e madhe,ajo ka traditë, histori e rezultate.
Kauza jonë është shtetndërtimi i Republikës, dhe kjo kauzë mund të arrihet me rikthimin e madh të LDK-së, duke vënë në pah vetëm kërkesat dhe synimet e anëtarësisë së LDK-së!
Bashkëiadalim!
Arbër Ismajli ✌?

You Might Also Like