Sportet luftarake

Leotrim Rexhepi do t’i kryqëzojë dorëzat në Romë me boksierin italian Salvadore Contino

Boksieri gjilanas Leotrim Rexhepi, i cili po ec me hapa të sigurt në boksin profesionist, çdo ditë e më shumë ka kërkesa nga kundërshtarët e tijë që t’i kryqëzojnë dorzat në ring. Në adresë të boksierit Leotrim Rexhepit ka arritë kërkesa nëpërmjet menaxherit të tijë , me 19 prill në kryeqytetin e Italisë në Romë ,të bokson ndaj boksierit Italian Salvadore Contino. Ky meqë është parapa të zhvillohet në gjashtë raunde, për boksierin Gjilanas do të jetë hera e parë që do të bokson në boksin profesionist në gjashtë raunde . Kundërshtari i Rexhepit Salvadore Contino është 34 vjeqar, me një përvoje të madhe i cili nga 7 meqet e tija në boksin profesionist, ka arritë po aqë fitore i cili vjen nga rrethi i Lacios të Italisë. ,, Do të jetë një meqë shumë i fortë, me një kundërshtarë me një përvojë të gjatë i cili nga 7 meqet e zhvilluara ka arritë po aqë fitore, pasë një gripi të cilin e kam pasur për 15 ditë tani jamë mirë ,intenzitetin e përgaditjeve e kamë shtuar, me 19 prillë do të jemë i gatshëm ti tregoj këtij boksieri se shteti i Kosovës ka boksier cilësor dhe përpos fitorës tjetër rezultat nuk njoh, do ta bëjë popullin tim krenar me paraqitjen time në Romë,, ka bërë të ditur boksieri Rexhepi. Boksieri Gjilnas Rexhepi ka qenë dashur ta zhvillon një meqë me 23 mars në Valenci të Spanjës ndaj boksierit Spanjoll Alvaro Ouaoua ,por për shkakë gjendjës së tijë shëndetësore ky meqë nuk është zhvilluar. Rexhepi gjerë më tani ka zhvilluar katër meqe në boksin profesionist, duke shënuar tri fitore e një barazim.

You Might Also Like