Boksieri me origjinë nga Pogragja e Gjilanit, Leotrim Rexhepit i kanë mbetur edhe tetë ditë për ti kryqëzuar dorzat për herë të tretë në boksin profesionist.
Me 29 korrik në “Arena Iliria” të Tetovës, Rexhepi do të përballet me boksierin nga Rumania, Stefan Nikolae në katër raunde, boksier i cili ka një përvojë të gjatë në boksin profesionist dhe është një boksier mjaft cilësor.
Boksieri Rexhepi tani e një kohë ka shtuar intenzitetin e ushtrime për të qenë sa më i përgaditur për këtë duel mjaft të fortë.
“Po mbushen tri javë që jam duke u stërvitur nga dy herë në ditë për të qenë në top formë. Bokiseri Rumun është një boksier mjaft i fortë dhe me një përvojë të gjatë në ring, por për këtë përballje alternativë tjetër për mua nuk ka përposë fitores pasi dua ti hapi dyert e karierës sime. Poashtu, meҫi zhvillohet në Tetovë ku do të kem përkrahjen e madhe të shikuesve ku nuk do ti dëshprojë por do ti bëjë krenar”, ka bërë të ditur boksieri Leotrim Rexhepi.
Rexhepi pa ndihmën e donatorve nuk do të mund ta zhvillonte këtë meҫë, por fal tyre me ndihmën që kanë ofruar ju është mundësuar që ti kryqëzon dorezat për herën e tretë në boksin profesionist.
Ndihmë për Rexhepin kanë ofruar: AR-Katana, Uji DEA, Resort Planet e Auto Servisi Tafa. Por, poashtu, Rexhepi është i befasuar nga disa Kompani të mëdha nuk i kanë dalur në ndihmë.
“Nga zemra ju jam mirënjohës për jetë këtyre kompanive të cilët më kanë pritur shumë mirë dhe më kanë ndihmuar duke mi hapur dyert, pa ndihmën e tyre ky meҫë do të dështonte, por këtyre njerzve me zemër të madhe do t’ua kthej mirësinë e tyre me fitore dhe i falenderohem për bujarin e tyr. Por, disa kompani të cilat kanë emër në Gjilan edhe pse kërkesa ime ka qenë shumë e sinqert jo që nuk më kanë ndihmuar por edhe përgjigjje nuk më kanë ofruar, megjithatë faliminderit prej tyre kjo gjë shkon me vullnet e respekt”, thekson 23 vjeqari, Leotrim Rexhepi.
Bokseiri Leotrim Rexhepi nga zemra ka falenderuar edhe të gjitha mediat për përkrahjen e ofruar.
Meҫi zhvillohet me 29 korrik duke filluar në ora 18:00 ne qytetin e Tetovës.