Futboll

Loja më zhgënjyese se sa humbja

 

Gjilani ka pësuar humbje në ballafaqim me Arbërinë, në ndeshjen që është luajtur në Stadiumin “Xhemajl Ibishi” në Prishtinë.

Më zhgënjyese se sa humbja ka qenë loja e Gjilanit, e cila ka qenë e shthurur, pa ndonjë aksion të ndërtuar mirë, me pasime të gjata e të pasakta, kurse as vendasit nuk bënë dic më shumë, por ata së paku i morën tri pikë shumë të vlefshme.

Nëse në pjesën e parë Gjilani tregoi diçka, në të dytën ishte krejtësisht jashtë elementit, andaj ka mjaftuar një rast i vendaseve, një gjuajtje në portë dhe humbja ishte e pashmangshme.

Gjilani rastin e parë e pati në minutën 22, kur pas një gjuajtje dënimi Veliu gjuajti jashtë porte, kurse rasti më i mirë për mysafirët u tregua në minutën 32, kur pas një gjuajtje dënimi topi erdhi deri te Keita Aziz që gjuajti nga afërsia, por topi u përplas për traverse.

Në pjesëlojën e dytë, Gjilani nuk pati asnjë rast. Në këtë pjesë u bënë edhe ndryshime në përbërje, për shumëkë të çuditshme, të cilat jo që nuk dhanë rezultat, por e prishën edhe atë pak lojë që deri diku funksiononte.

Arbëria pas një rasti të vetëm nëpërmjet Lutfi Bilallit, ia doli që të avancojë në rezultat, të cilin e ruajti deri në fund.

 

You Might Also Like