Futboll

Lojtarët e Gjilanit vazhdojnë stërvitjet

Të prirë nga kryetrajneri Zekiria Ramadani dhe ndihmësit e tij, lojtarët e Gjilanit kanë dalë në stërvitje këtë të premte e bashkë me ta stërvitjet i kanë përcjellë edhe një grup i tifozëve, të cilët janë me drojë pas dorëheqjes së presidentit Florim Zuka.

Nga ish-kryesia e klubit, stërvitjet i ka përcjellë njëri nga drejtorët, Drilon Sylejmani, i cili ka thënë se për momentin gjendja në klub është në pritje, se ushtrimet po vazhdojnë me intensitet të njëjtë dhe se ditëve në vijim do të sqarohet diç më shumë rreth zhvillimeve në klub.

“Ne po punojmë, ekipin e kemi shumë të mirë dhe presim zhvillime pozitive në të ardhmen”, ka thënë Drilon Sylejmani.

Ndryshe, pas eliminimit nga Europa Conference League nga Liepaja, SC Gjilani ka mësuar kundërshtarët e parë në Superligën e Kosovës në futboll dhe dy ndeshjet e para do t’i luaj në fushë të vet./kryelajmi.com/.

You Might Also Like