Futboll

Këto do të jenë miqësoret e Dritës në Turqi

Nënkampionia aktuale e Kosovës, Drita, ka bërë të ditur sot se ka aranzhuar katër ndeshje miqësore përgjatë qëndrimit të tyre në Antalya.

Ekipi gjilanas do të ndeshet me dy ekipe nga Polonia, një ukrainas dhe një hungarez përgjatë qëndrimit në Turqi.

Derisa FC Drita që po drejtohet nga Zekirija Ramadani është atje, do të ndeshet në këto data me këta kundërshtarë:

ORARI I MIQËSOREVE TË DRITËS:

16 janar: Drita – Vasas (HUN)
20 janar: Drita – Chernomorets Odesa (UKR)
23 janar: Drita – Lechia Gdansk (POL)
26 janar: Drita – Ruch Chorzoë (POL).

You Might Also Like