Gjilan

Lumir Abdixhiku nesër në Gjilan, do të ketë aktivitet partiak

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK do të qëndrojë këtë të mërkurë në Gjilan, qytet në të cilin do të zhvillojë debat lidhur me promovimin dhe sensibilizimin e regjistrimit të anëtarësisë në platformën online regjistrohuldk.org.

Në këtë debat do të jetë i pranishëm edhe Lutfi Haziri, nënkryetar i parë i LDK-së dhe aktualisht kryetar i degës së LDK-së në Gjilan.

Ja njoftimi i plotë nga dega e LDK-së në Gjilan

Nesër (e mërkurë) kryetari i LDK-së z. Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari i parë, njëherësh kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, zhvillojnë debat lidhur promovimin dhe sensibilizimin e regjistrimit të anëtarësisë në platformën online regjistrohuldk.org.

Takimi do të mbahet në hotel Astoria në Gjilan me fillim nga ora 17:00.

Ftoheni që ta përcillni këtë ngjarje!

Jeni të mirëseardhur!

 

You Might Also Like