Gjilan

Ndërroi jetë urologu i njohur gjilanas Shefqet Mehmeti

Ka ndërruar jetë urologu i njohur gjilanas dr. Shefqet Mehmeti. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit.

Në njoftimin mortor ata kanë shkruar:

Njoftim mortor

“Të ALL-LLAHUT jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë,

Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe ju njoftojmë që sot, më 19 prill 2022, ka ndërruar jetë babai ynë i dashur, Dr. Shevqet Ramush Mehmeti.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, më 20.04.2022 (e mërkurë), me faljen e namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit në Gjilan.

Për të pame do të ju njoftojmë.

You Might Also Like