Gjilan, 14 qershor 2021 – Në 22-vjetorin e çlirimit të Gjilanit, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka nderuar me çmime të larta personalitetet që dhanë shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Me çmimin “Agim Ramadani” janë nderuar Bekim Arifi e Nehat Ramadani (post mortum), me çmimin “Idriz Seferi” janë nderuar Sabit Rrustemi, Hasan Bunjaku, Naim Shaqiri (post mortum) e Bedri Sadriku (post mortum), ndërkaq me çmimin “Heroina e Qytetit” është nderuar Nazife Jonuzi.
“Ditët e bardha të Gjilanit dhe Kosovës erdhën më 12 qershor 1999, pas një vuajtje shekullore e rezistence kolektive të shqiptarëve të Kosovës. Janë përpjekje të baballarëve, gjyshërve dhe gjeneratave të tëra për të qenë këtu ku jemi. Këta që janë gjallë dhe të tjerët që nuk janë gjallë, bënë gjithcka që ne sot të kremtojmë lirshëm. Këto personalitete që i kemi nderuar sot me çmimet më të larta, kanë bërë shumë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit!”, ka thënë kryetari Haziri, gjatë kësaj ceremonie.
Në fund, falënderim ndaj kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë shprehur personalitetet që ishin prezentë dhe familjarët e tyre, për nderin e madh që i është bërë me cmimet “Idriz Seferi”, “Agim Ramadani” e “Heroina e Qytetit”.