Gjilan

Lutfi Haziri nënshkruan kontrata për projektet infrastrukturore në vlerë prej 5.6 milionë euro

Gjilan, 3 tetor 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar të enjten kontrata për projekte infrastrukturore, në shumën prej 5.6 milionë euro.

Në prezencën e përfaqësueve të lagjeve dhe fshatrave, kreu i Gjilanit ka nënshkruar këto kontrata:

Ndërtimi i rrugës “Skifer Arifi”

Ndërtimi i rrugës “7 Shtatori”

Ndërtimi i rrugëve në fshatin Malishevë e Epërme

Ndërtimi i Rrugës së Komanovës

Ndërtimi i rrugës Dobërçan-Pogragjë dhe rrugicave në Dobërçan, përfshirë edhe Lagjen e Talavitëve

Ndërtimi i rrugëve Dobërçan-Stublinë dhe rrugicave në Stublinë dhe

Ndërtimi i rrugëve “Hasan Mekuli” dhe “Kadri Osmani” (ish-rruga “Enver Miftari”)

 

Punimet në ndërtim të këtyre projekteve do të nisin menjëherë pas nënshkrimit të këtyre kontratave nga ana e të parit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

You Might Also Like