Gjilan

Lutfi Haziri ngushëllon familjen e Nënkolonelit Skënder Haliti

Ka ndërruar jetë Nënkoloneli Skënder Haliti.

Me këtë rast, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes Haliti.

Postimi i plotë:

Na paska lënë kryengritësi për lirinë e shqiptarëve (UÇK), njeriu që kultivoi vlerat e paqes (TMK) dhe ruajtjen e vendit në Ushtrinë e Kosovës (FSK), Nënkolonel Skënder Haliti.

Jam krenar që për së gjalli, në 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit, e kam nderuar me çmimin më të lartë të Komunës së Gjilanit – “Agim Ramadani”.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve. Lamtumirë vëllaçko. Lamtumirë, Komandant Skender!

You Might Also Like