Gjilan

Kryetari Alban Hyseni ngushëllon familjen e Skender Halitit

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të oficerit të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Skender Haliti.
I njohur ndryshe si bashkëpunëtori më i ngushtë i heroit Agim Ramadani, kontributi dhe angazhimi i z. Haliti për lirinë e shqiptarëve dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike, do të kujtohet e respektohet ndër breza.
Ngushëllime familjes Haliti, bashkëluftëtarëve, miqve e kolegëve për këtë humbje të madhe tuajën, e të popullit tonë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

You Might Also Like