Gjilan

Lutfi Haziri, rizgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Gjilan

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur  Kuvendin  e dhjetë  Zgjedhor, ku janë zgjidhur strukturat e reja udhëheqëse të saj.

Kuvendin e ka nderuar me pjesëmarrje dhe adresim për qytetarët edhe kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku.

Me shumicë votash delegatët i kanë dhënë besimin kryetarit të deritashëm të degës,

Lutfi Haziri që edhe për një mandat të jetë në krye të degës së LDK-së në Gjilan.

Në këtë tubim zgjedhor u tha se mbi 3000 qytetarë e veprimtarë u përfshinë në proces zgjedhor të degës dhe se përkrahja për Lutfi Hazirin është e pakontestueshme si rezultat i punës dhe angazhimit të tij të pashoq në sferën e artikulimit të nevojave dhe interesave të qytetarëve të Gjilanit.

Pjesëmarrës në Kuvendin Zgjedhor, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku falënderoi delegatët e Kuvendit Zgjedhor, anëtarët dhe të gjitha ato gra dhe burra të ndershëm e fisnikë për angazhimin e tyre në procesin e brendshëm demokratik, duke shtuar se Lidha Demokratike e Kosovës po e përmbyll procesin e brendshëm zgjedhor në gjithë Kosovën.

“LDK ka hapur dyert për shumë të rinj që kanë profile të ndryshme profesionale por që i bashkon një ideal dhe orientim i përbashkët rreth parimeve të djathta që identifikohen me LDK”, ka thënë Abdixhiku.

Lutfi Haziri, në degën e LDK-së në Gjilan është kryetari më jetëgjatë, sikurse që është edhe kryetari që më së shumti e ka udhëhequr Gjilanin që nga çlirimi e këtej./kryelajmi.com/.

You Might Also Like