Gjilan

Lutfi Haziri telegram familjes së urologut Shevqet Mehmeti

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Shevqet Mehmeti.

Dr. Shevqeti ishte ndër specialistët e parë në lëminë e urologjisë në Gjilan. Ai dha kontribut të çmuar në shëndetësi dhe në fushën e trashëgimisë kulturore, si intelektuali i parë që themeloi Muzeun personal.

Gjilani humbi një profesionist të dalluar shëndetësor dhe një humanist të madh.

Në këto momente dhimbje iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta gjithë familjarëve, kolegëve dhe miqve!

Do t’i ruajmë kujtimet më të mira për Dr. Shevqetin.

You Might Also Like