Gjilan

Lutfi Haziri u shpreh ngushëllime familjeve të të vdekurve nga covid19

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945) i cili ka shërbyer si taksist. Të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së #COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Do t’iu qëndrojmë afër për ta përballuar dhembjen.

Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse po përballemi me një virus shumë të rrezikshëm!

You Might Also Like