OPINION

Manipulimet me çmime dhe vendosja e tyre pranë mallërave për t’u shitur

 


Për qytetarët, por edhe për shitësit është bërë e zakonshme ngritja e qmimeve në periudha të caktuara kur nevojat e konsumit për disa artikuj rriten dhe vendosja e qmimeve pranë tyre nuk është e pranishme.
Jo rrallë herë ndodhë edhe mashtrimi i konsumatorëve me qmime nga biznese të ndryshme, duke vendosur qmime tjera dhe gjatë pagesave në arkë të paguhet dhe printohet ndryshe.
Nuk mund të themi që mungojnë edhe artikuj që janë shumë afër afatit të skadencës, apo edhe se i ka kaluar afati i përdorimit.
Në anën tjetër shumë biznese që operojnë në tregun tonë dhe që shesin online nuk janë të regjistruara si biznese, shesin pa patuar fare garancinë e artikujve që tregtojnë, në anën tjetër kemi biznese që janë të regjistruara dhe shesin online por nuk qajnë kokën fare për vendosjen e qmimeve në artikujt e tyre, por disa edhe më keq (pas blerjes dhe dërgesës me postë nuk përgjigjen dhe nuk qëndrojnë besnik ndaj konsumatorit).
Qytetarët e Kosovës tashmë janë të vetëdijshëm se gjëra të tilla ndodhin vazhdimisht në vendin tonë.
Niveli i vetëdijes është rritur tek qytetarët por mungon dora e shtetit që një problematikë të tillë t’a heqë nga një praktikë që ka marrë hov viteve të fundit.
Inspektorati dhe ATK së bashku me Policinë e shtetit duhet ndërmarrë hapat e duhur që:

  1. T’i obligojë shitësit me shumicë dhe pakicë që qmimet e artikujve të jenë pranë qdo artikulli,
  2. Të mos lejojë që qmimet e disa artikujve të ngriten pa patur nevojën (sidomos gjatë festave apo muajit të ramazanit), përderisa nuk kanë ndryshuar edhe qmimet gjatë blerjes së lëndës së parë për artikujt e caktuar,
  3. Çdo artikull të ketë afatin e skadencës të shtampuar në etiketë, dhe për disa artikuj të cilët edhe pse janë në ditët e fundit të afatit të skadencës të mos lejohet shitja e tyre, sidomos atyre mallërave që gjatë temperaturave të larta rrezikojnë më tëpër,
  4. Të mirren masa më të ashpra për bizneset që luajnë me qmime, duke vendosur qmime tjera dhe duke bërë pagesa tjera,
  5. T´i marrin më me seriozitet ankesat e qytetarëve ndaj bizneseve kur ata ndihen të keqtrajtuar,
  6. T´i obligojnë bizneset që tregtojnë online që t´i vendosin qmimet dhe të garantojnë për produktet e tyre,
  7. T´i fusin nën ombrellën e shtetit edhe ato biznese që tregtojnë online dhe që nuk janë të regjistruara.
    Qytetarët e Kosovës tashmë një pjesë e madhe e tyre kanë vizituar edhe vende të ndryshme të evropës dhe botës, duke parë nga afër diciplinën dhe nivelin e vetëdijes së lartë, si nga e bizneseve por edhe nga klientela e tyre. Por, nuk duhet harruar se gjatë pushimeve qytetarët tanë shpesh janë ankuar edhe për qmime të ndryshme dhe manipulime në vendet për rreth. Prandaj, mund të themi se nuk qëndrojmë shumë keq në këtë sferë, por në hapat e suksesshëm që vendi ynë po ecën ngadalë duhet plotësuar edhe me vlera të tjera, që ky problem i vogël në shikim të parë por i madh në aspektin ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarëve të ndryshojë, dhe konsumatori në Kosovë të ketë një jetë sa më të sigurtë, të ndjehet komod gjatë blerjes, të mos hezitojë të marrë produktet vendore, dhe të trajtohet me dinjitet dhe jo me përbuzshmëri.
    Shkruan: MSc. Skender Berisha

You Might Also Like